Kronikë

Pesë të lënduar në aksidentin në Lupç

aksidenti lupc

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten në mbrëmje në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lupç.

Në aksident janë përfshirë dy automjete.

Sipas pamjeve të siguruara nga KOHA, në vend të ngjarjes ka pasur ekipe mjekësore.

“Sot rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.

VIDEO: