Katër të mitur janë përleshur mes vete në Gllogoc të enjten. E gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur edhe mjete të mprehta.
Policia e ka cilësuar rastin si “vrasje në tentativë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër të miturit janë dërguar në QKUK për trajtim, tre prej të cilëve më pas janë arrestuar e njëri vazhdon trajtimin.
“Katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një përleshje që ka ndodhur midis tyre. Gjatë incidentit dyshohet se janë përdorur edhe mjete të mprehta . Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Tre prej tyre pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër mbetet në QKUK për trajtim të vazhdueshëm dhe në përkujdesje të policisë. Rasti në procedurë”, thuhet në raportin e PK-së.