Dy persona janë arrestuar të enjten në Prishtinë me dyshimin se janë përfshirë në disa raste të vjedhjeve.
Sipas njoftimit, arrestimi u krye gjatë një operacioni të befasishëm nga njësiti i hetimeve të kryeqytetit, e të arrestuar janë D.G., 25-vjeçar dhe L.Rr., 19-vjeçar. Ata dyshohet se kanë kryer vjedhje në zona të ndryshme të Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës tha se operacioni është përcjell edhe me gjetjen e dy motoçikletave dhe të dy trotineteve elektrike që po ashtu ishin vjedhur.
“Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e Policisë.