Një incident është raportuar të mërkurën në Podujevë, ku një i dyshuar ka tentuar të godasë me kamion një veturë të Policisë së Kosovës, në të cilën ndodheshin tre zyrtarë policorë. Pas këtij veprimi të rrezikshëm, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Autoritetet kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për lokalizimin e tij. Si pjesë e hetimeve, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar 19 radio-lidhje, një karikator i armës AK-47 dhe një fishek.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës ka konfirmuar se hetimet po vazhdojnë për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Ende nuk dihen motivet e këtij akti, ndërsa njësitë relevante po analizojnë provat e mbledhura.