Një person ka raportuar se punonjësi i tij nga Pakistani, është larguar nga vendi ku banonte në Llapnasellë dhe nuk di për vendndodhjen e tij.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është raportuar të premten, ndërsa raportuesi ka thënë se punonjësi është larguar që nga e mërkura dhe i ka lënë gjërat personale dhe pasaportat e tij te vendi ku banonte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka bërë të ditur se po e heton rastin.
“Llapnasellë, Graçanicë 24.07.2024 – NN. Me 26.07.2024 një mashkull kosovar, ka raportuar se punëtori i tij mashkull pakistanez, është larguar nga vendi ku banonte dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij (gjërat personale dhe pasaporta e tij i kishte lënë aty ku banonte). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.