Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për dhunimin e një të miture në Prishtinë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoj se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin J.G., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale Dhunimi”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykata ka vlerësuar se nëse i pandehuri lihet në liri ekziston rreziku se i njëjti mund të pengojë rrjedhën e zhvillimit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, mund të ndikojë dhe pengojë hetimin në të dëmtuarën e mitur dhe se ekziston rreziku i ikjes së tij.
Gjykata e ka konsideruar të domosdoshme masën e paraburgimit ndaj J.G. për shkak të veprës së rëndë penale.