Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një muaj paraburgim për babanë që dyshohet se vrau njërën e plagosi vajzën tjetër

paraburg

Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për babanë që dyshohet se të mërkurën vrau vajzën e tij 15-vjeçre dhe plagosi vajzën tjetër 10-vjeçare. 

“Gjyqtarja e procedurës, Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për të pandehurin M.G. (shtetas turk), e cila mund të zgjasë deri më datën 05.06.2025, për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale: “vrasja e rëndë”, “vrasja e rëndë e ngelur në tentativë”, dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata thuhet se ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer veprat penale, brenda ambientit familjar, dhe duke marrë parasysh vendosmërinë e të pandehurit për të kryer veprat penale.

Në këtë fazë caktimi i masë së paraburgimit thuhet se është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

“Gjithashtu duke marrë parasysh faktin se i pandehuri është shtetar turk, nuk ka vendbanim të përhershëm në Republikën e Kosovës, caktim i paraburgimit është i domosdoshëm për të siguruar prezencën e tij në procedurën hetimore e cila është në fazën fillestare, dhe me lënien në liri, i pandehuri mund të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga institucionet e drejtësitë”, thuhet në njoftim.