Një person ka mbetur i vdekur nga një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova” drejtimi Suharekë – Duhël (kilometri i 39-të) të premten pasdite, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Në aksident, sipas Policisë, kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person është pa shenja jete. Njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin”, thuhet në njoftim.
Policia ka apeluar te pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes në këto kushte atmosferike me të reshura.