Një person ka humbur jetën e dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të martën në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se vdekja e viktimës është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka njoftuar ajo për KOHËN.