Një person ka humbur jetën e dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku të hënën në fshatin Baballoq të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, njoftoi për KOHËN se aksidenti ka ndodhur në orën 18:45, ku janë përfshirë dy vetura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi njoftoi se njëri prej të lënduarve është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal në Pejë.
“Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Njëri prej të lënduarve po trajtohet në Spitalin Rajonal në Pejë, e tjetri në QKUK në Prishtinë.
Policia e Kosovës në një njoftim të mëvonshëm tha se aksidenti ka ndodhur pasi derisa njëri automjet po lëvizte në rrugën Deçan-Gjakovë, ka kaluar nga shiriti i tij qarkullues në shiritin e kundërt, duke goditur veturën tjetë
Personi i dyshuar është arrestuar për këtë rast dhe është ndaluar për 48 orë.