Kronikë

Një i plagosur në Prishtinë

Policia e Kosovës [ilustrim]

Foto: Ilustrim

Një person nën rrethana ende të pasqaruara mirë është plagosur sot në rrugën “Anton Çetta” në kryeqytet.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit.

“Sot rreth orës 06:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri në rrugën 'Anton Çetta'. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. / KP