Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i arrestuar dhe sekuestrohen afro 20 mijë euro në Ferizaj

par

Policia e Kosovës gjatë një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse të premten në Ferizaj, ka gjetur një sasi narkotikësh, të hollash dhe armë, si dhe ka arrestuar një 33-vjeçar.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në shtëpi dhe në një pjesë të groposur në kopsht janë gjetur dhe konfiskuar 842.9 gramë kokainë, dy armë të shkurta - njëra me leje, 40 fishekë, një peshore digjitale, 19.288 euro, disa kartela bankare dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedura të mëtejme ligjore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Personi i arrestuar Q.T., pas intervistimit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ndaj tij është iniciuar rasti për përfshirje në veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës. Operacioni policor është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik përkrahur nga zyrtarë policorë të Stacioni Policor-Ferizaj”, thuhet në njoftim.