Kronikë

Një grua raporton se u dhunua nga i dashuri i saj

Policia e Kosovës

Një grua në Prishtinë ka njoftuar se është dhunuar nga i dashuri i saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima me të dyshuarin janë në një lidhje dashurie.

Prokurori ka urdhëruar që të bëhen ekzaminimet e nevojshme.

Nuk raportohet për të arrestuar.

“Viktima ka raportuar se pa dëshirën e saj  është dhunuar nga i dashuri i saj me të cilin janë në lidhje dashurie. Është njoftuar prokurori dhe ai ka urdhëruar që të bëhen ekzaminimet e nevojshme në lidhje me viktimën. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.