Kronikë

Një grua në Fushë-Kosovë raporton se është dhunuar

Policia

Një rast i dyshuar dhunimi është raportuar në mëngjesin e së martës në Fushë-Kosovë.

Sipas Policisë, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore, duke deklaruar se fillimisht i ishte dhënë alkool dhe substanca narkotike, e më pas ishte dhunuar në një motel nga dy persona meshkuj të panjohur.

Viktima ka deklaruar po ashtu se pas rastit ishte futur me forcë në një veturë dhe ishte lënë më pas në rrugë.

Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminim, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.