Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një grua gjendet e vdekur në shtëpinë e saj në Istog, dyshohet se ra nga lartësia

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në mëngjesin e së martës në Gurrakoc të Istogut. 

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për KOHËN se viktima është një 62-vjeçare, e cila dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej 7-8 metrash.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj. Është njoftuar Policia fillimisht dhe Prokurori i Krimeve të Rënda. Me Urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë ai.