Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje e cila thuhet se është gjetur e vdekur në banjën e një shtëpie në Fushë-Kosovë.
“Raportohet se viktima femër/kosovare është gjetur pa shenja jete në banjën e një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë raport thuhet se sipas mjekut viktima nuk ka shenja të dhunës në trupin e saj.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.