Një person ka vdekur pas një aksidenti mes dy veturash në Malishevë të premten.
Shtatë persona kishin pësuar lëndime, e një prej tyre nuk u ka mbijetuar.
Trupi i pajetë është dërguar për autopsi.
“Dy vetura me targa lokale janë përfshirë në aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe gjashtë femra. Nga lëndimet e marruar njëra nga viktimat femër kosovare ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin e PK-së.