Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 12:54 në rrugën rajonale Mitrovicë–Skenderaj, saktësisht në fshatin Klinë e Ulët, ku si pasojë ka humbur jetën një grua rreth 65 vjeçare.
Sipas njoftimit të Policisë, në aksident janë përfshirë dy vetura.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç viktimës, katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat e aksidentit.