Policia ka nisur hetimin e dy rasteve të ndryshme të vdekjes në Pejë.
Në njoftimin 24-orësh të Policisë thuhet se që të dyja rastet janë raportuar rreth orës 19:20.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëri rast ka të bëjë me një të burgosur, i cili ka vdekur gjatë trajtimit në Spitalin e Pejës.
“Rr. Nëna Terezë, Pejë 15.09.2025 – 19:20. Një mashkull kosovar, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.”, thuhet në raport.
Ndërsa në rastin tjetër dyshohet se është përdorur një armë zjarri.
“Rr. Cufë Nikqi, Pejë 15.09.2025 – 19:22. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, ku kanë hasur një person pa shenja jete. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa njësitet policore kanë konfiskuar një armë e cila dyshohet se është përdorur”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit, që të dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.