Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave nën dyshimin për vrasjen e dy personave një vit më herët në kryeqytet.
Siç ka njoftuar Prokuroria, nga katër të akuzuarit, tre janë ende në arrati.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mbrëmjen e 26 marsit të vitit të shkuar në rrugën “Butrinti” në Prishtinë, të katër të akuzuarit dyshohet se kanë vrarë E.G. dhe Z.G. si dhe kanë rrezikuar jetën e të tjerëve në rrugë.
“I pandehuri L.H. ndodhet në masën e paraburgimit, ndërsa ndaj të pandehurve N.B., A.B. dhe K.G. kemi ngritur aktakuzën në mungesën e tyre për shkak se ndodhen ende në arrati.
Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në procedurë, mirëpo të njëjtit ndodhen ende në arrati me qëllim shmangien e organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftim të Prokurorisë.