Policia e Kosovë ka bërë të ditur se të mërkurën në një zonë të thellë malore në Gjakovë, e kanë lokalizuar një vend ku dyshohej se kultivoheshin bimët narkotike.
Janë zbuluar rreth 100 bimë të dyshuara kanabis sativa me gjatësi nga 1 deri 2.5 metra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në vendngjarje nga njësitë përkatëse policore janë marrë prova materiale si: mostra të bimëve narkotike dhe prova të tjera, ku pas mbledhjes së provave është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes. Meqenëse zona ndodhet afër kufirit është komunikuar edhe Policia Kufitare dhe e rendit të Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me ta është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka. Lidhur me rastin është komunikuar Prokuroria Themelore në Gjakovë dhe është hapur rasti i cili i nënshtrohet procedurave përkatëse hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.