Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan ka arrestuar një 33-vjeçar të dyshuar për dhunim.
Ai thuhet është arrestuar për një rast të dhunimit që është raportuar se ka ndodhur më fshatin Radivojc të Vitisë, më 29 prill.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Policisë i dyshuari me iniciale N.S, është kosovar i lindur në vitin 1992.
“Arrestimi i tij është bëtë si rezultat i hetimeve dhe krijimit të bazës së dyshimit se i njëjti ka qenë i përfshirë në veprën penale ‘Dhunim’, rast i cili ka ndodhur në fshatin Radivojc të komunës së Vitisë, i raportuar me datën 29.04.2025”, thuhet në njoftim.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari thuhet se është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa hetimet për grumbullimin e provave thuhet se janë duke vazhduar.