Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ndalohen punimet në disa vendpunishte në Fushë-Kosovë për mungesë të pajisjeve të sigurisë

siguria ne pune

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndërmarrë aksion të hënën ndaj disa vendpunishteve në Komunën e Fushë-Kosovës, duke ndaluar përkohësisht punimet për shkak të mungesës së pajisjeve të domosdoshme të sigurisë në vendin e punës.

Sipas njoftimit të martën, një ditë pas aksionit, këto veprime janë pjesë e planit të punës për vitin 2025 të kësaj prokurorie, që synon përmirësimin e sigurisë dhe shëndetit në punë. Gjatë inspektimeve të realizuara dje, është konstatuar se në disa prej vendpunimeve në Fushë-Kosovë mungonin masat bazë të sigurisë, si skelat, mbrojtëset për ashensorë dhe shkallë, duke vënë kështu në rrezik jetën e punëtorëve dhe qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, një aksident në punë është inspektuar në Mazgit, Komuna e Obiliqit, ku në vendin e ngjarjes ka dalë loordinatori për rastet e veprave penale që ndërlidhen me sigurinë në vendin e punës, njëherësh prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, bashkë me inspektorët e ndërtimit. Ata kanë ndërmarrë veprime konkrete për të parandaluar pasojat e mëtejme dhe për të ngritur nivelin e sigurisë.

Prokuroria ka theksuar përkushtimin e saj për të bashkëpunuar me inspektorët përgjegjës, në mënyrë që të parandalohen veprat penale të kësaj natyre dhe të ulen rastet me pasoja fatale në vendin e punës.