Një mosmarrëveshje mes dy familjeve në Gjakovë ka përfunduar me plagosje.
Një person është qëlluar me armë zjarri e më pas është dërguar në Spitalin e Gjakovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e ka iniciuar rastin si vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
“Pas një mosmarrëveshje në mes dy familjeve, i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal Gjakovë për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta me 12 copë fishekë, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.