Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kthimi në rishqyrtim i vrasjes së vëllezërve Maloku, përplas fizikisht familjarët e viktimave dhe të akuzuarve

Ditën kur pritej që të shpallej vendimi për vrasjen e dyfishtë në Malishevë të dy vëllezërve Shani dhe Bahri Maloku, trupi gjykues ka vendosur që ta rihap shqyrtimin gjyqësor me arsyetimin se nevojitet që të rihapet shqyrtimi gjyqësor për shkak të sqarimit të disa provave dhe ekspertizës së balistikës, raporton KTV.

E ky vendim i gjykatës ka përplasur familjarët e viktimave me të akuzuarit të cilët në gjykatore kanë tentuar të përplasen fizikisht, por policia ka ndërhyrë duke qetësuar situatën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa kryetari i trupit gjykues, Gëzim Pozhegu, ka polemizuar me familjarët e familjes Maloku duke tentuar t’ua sqarojë vendimin e trupit gjykues.

Më pas Pozhegu i është drejtuar ekipit të KTV që ta xhirojë seancën e jo filmat, siç ka thënë ai, duke iu referuar përplasjes që ndodhi brenda sallës.

Në këtë seancë gjithashtu nuk ishte i pranishëm i akuzuari Besim Maloku, sipas gjyqtarit vetura me të cilën po transportohej ai ka pësuar aksident andaj ka qenë e pamundur të sillet në këtë seancë.

Sipas aktakuzës, Besim Malokun akuzohej për dy vepra, atë të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje të armës pa leje, ndërsa Blerim Maloku akuzohej vetëm për armëmbajtje pa leje.

Me 9 mars të 2018-ës në fshatin Plloqicë të Malishevës Besim Maloku së bashku me vëllanë e tij Blerimin kanë hyrë në shtëpinë e kushërinjve të tyre për të vjedhur. Sipas aktakuzës viktimat pasi i kanë parë të akuzuarit, kanë vrapuar për t’i zënë dhe duke ikur i akuzuari Besim Maloku ka gjuajtur në drejtim të kushërinjve të tij duke i lënë kështu të vdekur të dy vëllezërit Shani dhe Bahri Maloku.