Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Konfiskohen mallra ushqimore në Zubin-Potok, u futën ilegalisht nga katër serbë

policia - raporti - logo policia - kronika

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Policia ndaluar një rast kontrabande në fshatin Junake në Zubin-Potok të mërkurën. 

Ajo ka gjetur në një veturë ku ishin katër serbë mallra ushqimore pa dokument përkatës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mallrat janë konfiskuar dhe janë dërguar në terminal doganor. 

“Policia gjatë patrullimit ka ndaluar dy automjete  me ngasës meshkuj serb dhe dy pasagjerë meshkuj serb, ku gjatë kontrollit në njërën nga automjetet  është gjetur një sasi e mallrave ushqimore  për të cilat ngasësi nuk posedonte asnjë dokument dhe që dyshohet se i kanë futur përmes rrugëve ilegale.  Me urdhër të prokurorit veturat dhe malli janë konfiskuar dhe dërguar në terminal doganor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.