Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën në një shtëpi në Zveçan kanë konfiskuar dy pushkë automatike, disa karikatorë, një sasi të municionit dhe një elektroshok.
Policia ka njoftuar se ato janë konfiskuar gjatë kontrollit në shtëpinë e një personi të dyshuar, por nuk kanë dhënë detaje nëse ai është arrestuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë automatike AK 47, disa karikatorë, një sasi e municionit dhe një elektroshok”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti thuhet se është në procedurë hetimore.