Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.R, nga komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit se ka vrarë djalin e axhës.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 15 shtator rreth orës 19:42, në fshatin Balaj- Ferizaj, i pandehuri me dashje e ka privuar nga jeta të dëmtuarin, I.R.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje te mëhershme që kishin pasur si pasojë e problemeve në lidhje me një konflikt pronësor.
“Me t’u takuar në rrugën e fshatit me njëri-tjetrin, pas fjalosjes verbale, në atë moment i pandehuri B.R., e nxjerr revolen e tipit ‘ZIG 14 TISAS’ duke shtënë katër herë në drejtim të viktimës I.R., duke e goditur në pjesët e sipërme të trupit, me ç ‘rast viktima nga lëndimet e shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë rrugës duke e dërguar për në Qendrën Emergjente të Ferizajt”.
I pandehuri që nga data 15 Shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për “vrasje të rëndë”.