Katër të rinj kanë humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës në Fushë-Prezë, fshat në afërsi të Tiranës.
Sipas Policisë së Shtetit, vetura me të cilin po udhëtonin katër viktimat u përplas me një kamion betoniere dhe më pas mori flakë duke u bërë shkrumb e hi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoViktimat përfshijnë drejtuesin e mjetit E.L. 25 vjeç dhe tre pasagjerët E. L., 20 vjeç, E. K., 24 vjeç dhe A. L., 22 vjeç.
Drejtuesi i betonierës, A.K., 24 vjeç, u largua nga vendi i ngjarjes, por më vonë u shoqërua në stacionin policor.