Kronikë

Katër të arrestuar për përleshjen e së shtunës në Prishtinë

Policia e Kosovës

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë pasi dyshohen për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Autoritetet policore njoftuan se të dyshuarit J.B., 19-vjeçar, K.K., 19-vjeçar, A.XH. 18-vjeçar dhe O.A., 18-vjeçar, janë përfshirë në një përleshje rreth orës 23:30 në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, ku njëri prej viktimave ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, e të tjerët janë lënduar nga përleshja.

Autoritetet policore thanë se ndaj tyre janë iniciuar veprat penale “vrasje në tentativë” dhe “lëndim i rëndë trupor”.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.