Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të arrestuar pas rrahjes në Pejë

arrestohen

Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar pas një përleshjeje që ndodhi të mërkurën mbrëma në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 23:00, forcat e rendit u njoftuan për një rrahje dhe menjëherë ndërhynë në vendin e ngjarjes.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti ka nisur kur tre persona sulmuan një të dyshuar të katërt dhe viktimën. Në përpjekje për t’u mbrojtur, i dyshuari i katërt ka përdorur një mjet të mprehtë (thikë), duke therur dy nga sulmuesit dhe duke u shkaktuar lëndime trupore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dyshuarit dhe viktima u hasën nga policia në vendngjarje, ndërsa u dërguan në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Pas intervistimit, tre nga të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.