Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Katër të arrestuar – e mashtruan një person duke ia marrë 280 mijë euro për një lokal

Arrestohet

Foto: Ilustrim

Katër persona janë arrestuar për mashtrim në Pejë. 

Policia është informuar se dikush ishte duke u mashtruar nga disa persona që nga viti 2022. Viktima kishte deklaruar se këtyre personave u kishte dërguar 280 mijë euro që nga viti 2022 për blerjen e një lokali. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 9 korrik janë arrestuar dy persona e dy ditë më pas janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë - F.D. e lindur më 1999, B.M. i lindur më 1992, M.N. i lindur më 1982, L.D. e lindur më 1994.

Tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.