Kronikë

Katër persona të zhdukur në 24 orët e fundit, Policia nis hetimet

Arrestim bastisje policia droga sulm dhunim

Foto: Arkiv/Ilustrim

Foto: Alban Bujari

Katër persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas Policisë në Gjilan, një burrë ka raportuar se vajza e tij është zhdukur dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.

Ndërkaq në Ferizaj një burrë ka raportuar se vëllai i tij viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia është duke e hetuar rastin.

Ndërkaq në Prizren një ankues ka informuar se mbesa dhe nipi i tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Viktimat janë recidivist të veprës. Rasti është duke u hetuar.