Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kapet 1 kg kanabis që ishte nisur me postë nga SHBA-ja

kanabis

Zyrtarët e Doganës kanë gjetur një pako me kanabis në një prej dërgesave postare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që do ta pranonte pakon dhe i njëjti është ndaluar. 
Pakoja me kanabis ishte me peshë 1 kilogram. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më datë 10.07.2024, në ora 11:00, në Zyrën Doganore të Postës së Kosovës, gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga SHBA , në një pako , është hasur në substancë narkotike Kanabis sativa me peshë neto 1 kg. Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili është ndaluar”, thuhet në njoftimin e Doganës.