Një vajzë ka raportuar në Polici se ishte dhunuar më 10 gusht nga një person.
Policia në Gjakovë ka iniciuar rastin dhe po e heton.
Nuk raportohet për të arrestuar.
“Viktima femër, ka njoftuar policinë se më 10.08.2025 ishte dhunuar. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.