Ndaj një personi është iniciuar rast për “dhunë në familje” dhe “kanosje” pasi derisa ishte në Gjykatën Themelore në Pejë në sallën e gjykimit kishte ofenduar dhe kanosur ish-bashkëshorten dhe xhaxhain e saj.
Policia ka njoftuar se ai në gjykatë ishte në cilësi të të pandehurit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është raportuar se në Gjykatën Themelore në Pejë në sallën e gjykimeve derisa kishte qenë duke u mbajte një seancë gjyqësore lidhur me një rast të mëhershëm, i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjykatë për atë rast ka qenë në cilësi të pandehurit, gjatë seancës kur iu kishte dhënë fjala nga gjyqtari i kishte ofenduar dhe kanosur dy viktimat, ish bashkëshorten e tij dhe axhën e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet lënda e rastit me veprat e cekura”, thuhet në raportin e PK-së.