Kronikë

I mituri në Shtime raporton se u dhunua nga një burrë

policia e kosoves - logo

Një i mitur në Shtime ka raportuar se është dhunuar nga një person. 

I dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt. 

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. 

“Viktima mashkull kosovar i mitur, ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.