Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se i arrestuari T.K. ka pranuar kryerjen e veprës penale, në rastin e vrasjes së Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit, trupi i të cilit u gjet i groposur më 4 gusht.
T.K., sipas njoftimit, gjatë dhënies së deklaratës ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi është ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat ligjore.
I dyshuari u arrestua të martën në mëngjes.
Policia pati raportuar se më 4 gusht ka gjetur një trup të pajetë të groposur në një arë të këtij fshati. Trupin e Bajraktarit e gjetën familjarët në një arë të mbjellë me misër, pak kohë pasi e kishin raportuar si të zhdukur.
Më vonë u bë e ditur se viktima ishte Enver Bajraktari.