Bashkëshortja e Akil Gjakovës ka thënë se nuk ndihet e rrezikuar nga xhudisti, në dëshminë që e ka dhënë para Policisë ditë më parë, ka mësuar KOHA.
Akil Gjakova është ndaluar nga Policia të martën pasi është akuzuar nga ish-bashkëshortja për “dhunë në familje”. Gjykata do të marrë vendim nëse do t’ia caktojë masën e paraburgimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë dëshminë që ish-bashkëshortja e ka dhënë para Policisë, e pyetur se a ndihet e rrezikuar nga Akili, ajo ka thënë: “Jo, ai nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj meje nga korriku i vitit 2023”.
Sipas saj, gjatë kësaj kohe ka pasur dhunë psikike.
Akil Gjakova ishte shpallur në kërkim nga Policia. U vetëdorëzua dy ditë më vonë. Federata e Xhudos ka thënë se beson në pafajësinë e tij, gjë që ka nxitur reagime të shumta në opinion.
LEXO EDHE: