Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grafite me simbolin serb shfaqen në veri të Mitrovicës

C

Në lagjen “Kroi i Vitakut” më 2 mars 2024 u shkruan grafite të njëjta

Policia e Kosovës ka iniciuar rast për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në Mitrovicën e Veriut. 

Dikush ka raportuar se në murin e muzeut ka parë grafitë me simbolin nacionalist të serbëve, “C”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I njëjti simbol ka qenë edhe në brendi të objektit. 

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se  në murin e muzeut kishte vërejtur  një grafit, i shkruar me ngjyrë të zezë, katër simbole  ‘’C’’ (cilirike) po ashtu edhe në brendi të objektit kishte vërejtur një grafit të ngjashëm.  Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.