Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete të dielën në hapësirat e Parkut Inovativ në Prizren.
Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit, ka njoftuar për KOHËN se viktima ishte punonjës në Parkun Inovativ.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rreth orës 13:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në hapësirat e ‘Parkut Inovativ’, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person ( B.B.) i gjinisë mashkullore, rreth 55 vjeç. Sipas informatave fillestare, i ndjeri kishte qenë punonjës në atë park. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, ka njoftuar Bytyqi.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për të përcaktuar shkaktarin e vdekjes.
“Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si ‘Hetim i vdekjes’ dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Bytyqi.