Kronikë

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan

Shiriti i Policisë

Pa shenja jete është gjetur një person në Gjilan të premten. 

Trupi i pajetë u dërgua për obduksion, e rasti po hetohet nga Policia si “vdekje e dyshimtë”. 

“Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.