Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një person i vdekur në Klinë

shiriti i Policisë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten paradite ka gjetur një person pa shenja jete në një hotel në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi, ka thënë se rasti ka ndodh sot rreth orës 09:00, ndërsa vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pasi Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes, trupi i pajetë  është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia është duke vazhduar hetimet për rastin.