M.G., 73-vjeçar nga Prizreni, është gjetur i vdekur të enjten pasdite në shtëpinë e tij, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, viktima jetonte i vetëm në një shtëpi në rrugën “Janina” në Prizren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e kishte marrë informatën nga Emergjenca.
“Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Është njoftuar Prokurori Publik i Shtetit për rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.