Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë të Veriut

Vrasje - plagosje - Shiriti i policise - forenzika - Policia

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka iniciuar rast “hetim i vdekjes” në Mitrovicë të Veriut pasi një person është gjetur pa shenja jete në hyrje të shtëpisë së tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të martën, e viktima është gjetur nga familjarët e tij.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, derisa njësitet autoritetet policore po presin njoftimin nga mjekësia ligjore.

“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete nga familjarët në hyrje të shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Njësitë policore janë në pritje të ekipit nga mjekësia ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.