Një person është gjendur i vdekur në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Sipas njoftimit nga Policia, hetimet kanë nisur për rastin.
“Sot në stacionin policor të Podujevës, është iniciuar një rast ‘Hetim mbi vdekjen’. Rasti ka ndodhë në fshatin Gllamnik, ku është gjetur pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, thuhet në njoftim.