Një burrë është gjetur i vdekur në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë pas orës 18:00 të së mërkurës.
Policia ka thënë se viktima është një 57-vjeçar dhe se mjekët e kanë konstatuar vdekjen e tij sapo kanë shkuar në vendngjarje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka nisur hetim mbi vdekjen për të zbardhur rrethanat për rastin.
“Rreth orës 18:15, është raportuar për një person të shtrirë në tokë në bulevardin "Bill Klinton" në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë Policia.