Një grua është gjetur e vdekur të premten pasdite në fshatin Dobrava të Leposaviqit, pasi Policia u detyrua të hapte derën e shtëpisë me forcë.
Sipas njoftimit, rreth orës 13:48, Policia është kontaktuar nga personeli mjekësor, i cili kishte shkuar për të vizituar një paciente nën trajtim mjekësor, por nuk kishte arritur të vendoste kontakt me të.
Me arritjen në vendngjarje dhe pamundësinë për të hyrë në shtëpi, Policia ka ndërhyrë dhe ka hapur derën me forcë. Brenda në një nga dhomat, në shtrat, është gjetur e shtrirë pa shenja jete një femër, e identifikuar si O.M., e lindur në vitin 1949. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj në vend.
Prokurori i Shtetit është njoftuar për rastin dhe ka urdhëruar që të iniciohet si "Vdekje e dyshimtë", ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.