Një grua është gjetur pa shenja jete të enjten në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë-Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, ku vdekja e viktimës është konstatuar nga mjekët emergjentë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ‘Hysen Xhakolli’ në Fushë Kosovë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.