Kronikë

Dyshohet se dhunoi të miturën muajin e kaluar, arrestohet

arrestim

Një person është arrestuar në Gjilan mbi dyshimin se ka dhunuar një të mitur. 

E mitura ka raportuar në Polici se në korrik ishte shfrytëzuar seksualisht nga i dyshuari. 

I dyshuari është ndaluar për 48 orë. 

“Viktima femër kosovare-e mitur, ka lajmëruar se gjatë mesit të muajit korrik 2025 ishte takuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe i dyshuari e kishte shfrytëzuar seksualisht. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me aktvendim të prokurorit kujdestar është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e PK-së.